Fatmir Terziu
Gjinia E Mendimit
Sipas stinëve
udha e fjalës
i hap kartelë sigurie mendimit,
germa e pikësime lidhen së bashku,
e jeta e shkruar zonjë si në përralla,
i pasqyrohet harkut të kujtesës,
e para ishte Fjala
dhe ne jetuam jetojmë sipas radhës. Fjala
lindi mes nesh e virgjër,
mallëngjim i pjekur i hapësirës
e vetmja në këtë sekretim spontan të idesë
me gurë e rrënjë të çuditshme të bardha
mes fjalisë së treguar nga gjyshe e gjyshër
na ka trukuar,
të ulemi e të shfletojmë fletët e librit
për të kërkuar gjininë e mendimit.
Të gjitha shfletimet e detyruara
kanë të bëjnë me humbjen,
në këtë udhëtim të mendimit të vjetër
ideja është veçse një shkundje
e një trysnie mendore në letër.
Shikoje qukapikun e dashur
si e ngul sqepin e tij të gjatë në trung
mos vallë vdekja e mendimit e ka skalitur,
të kërkojë në errësirë të drunjtë larva
thjesht fare i paditur?
Ne mund të sjellim mes nesh shpime të tjera
nga drita në zemër të errësirës,
të ngjashme si gjembat nga ferra,
kur yshten në mish në mes të ditës,
diçka tragjike aneksohet nga një botë e parë
e dritës së pandarë. Forma e kuptimit
ose nocioni tjetër që thuhet prerë
ndoshta është tjetër arsye e mendimit
në një botë që nuk nuk ka asnjë vlerë,
të cilës i korrespondon një ferrë,
fjalën e kthen në vaj,
një fjalë e tillë nuk ka gjini
është elegji për kuptimin e saj.
Sipas stinëve,
gjinia e mendimit në këto anë
ka një ton gati qaraman,
çdo gjë shkrin në pafundësi,
edhe mes teje, gruas, çdo të afërmi,
mbetet pa gjini. Nuk është as mashkullore,
as grua që ke bërë dashuri
një mendim kapërcen çdo shënim,
çdo memorje thjesht mbin,
supet e saj të vogla në duart e tua ndonjëherë,
i ndjen si një çudi e dhunshme në praninë e saj
si një etje për kripë,
për lumenjtë e fëmijërisë
me shelgje në breg,
muzikë nga magnetofoni i komshisë,
vende me baltë e me pak rërë,
ku kemi kapur peshkun e vogël portokalli
të quajtur farëpjepër.
E gjitha është vështirë të kuptohet
se kishte të bënte me të,
me gjininë e mendimit,
dëshirë e madhe, ne e themi, nën zë
sepse dëshira është e plotë dhe të shkund
distancat e pafund.
Mendimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.
mënyra e pjekur që të vë në punë trutë
duart e lehta për të bërë bukë,
gjëja kur babai të këshillon ngadalë
e nëna të flet me të urtë
ato që ëndërrojnë me fjalës.
Ka momente kur trupi është vetë si fjalë,
ditët ziejnë si në fterrë,
harbutësi e tillë është mendim i përdalë,
ik duke bërtitur me zë të lartë: ferrë, ferrë, ferrë.

Komente 0