Fatmir Terziu
Ditëlindja E Nënës Sime
Në sofrën e shtruar ra bulëza e lotit,
trysnia e një Globi të sfumuar,
u kapërcell në hijen e troshave të bukës,
therri mjaullimën e maces së butë e të vetme
që ndjente lirinë e endjes
pas përditësive. Ishte kolektivizëm.
Gjithandej vinte erë myku kalliri i magazinuar,
në fletë të zverdhura me një fill të kuq ndarës,
fjala kishte racion,
binte vrugu i fjalës
a kishe veshë për të dëgjuar?
Sytë ishin mbytur nga lotët,
ndërsa nëna shtrydhte nën përparëse
gjerbjen e dhimbshme të kohës
bërë thërrime
për ta gjetur shtegun e gojës së kafshës
që egërsohej në pyllin e viteve
me lista prerjesh masive.
Duhej shkulur pylli nga vendi
të mbartej ai oqean lotësh, i nënave, i fshehur
pas paradave që i jepnin hapit një afsh
mekanik të grushtit
lart. Duke i shtrënguar gishtat
njësoj si lotët akordohej zemra e nënës sime,
çdo ditë e jetës, zbutej
dhe njomej buka në lojën e lagur
kristal si një diamant
i pavarur në gjoksin e saj të harruar
për ditëlindje.

Komente 0