Fatos Arapi
Atdheu ...
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
e mban - dhe të mban ty - në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe s'e ka ndën kembe.
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të c'mënd.
Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
endërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
e mban - dhe të mban ty - në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe s'e ka ndën kembe.
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të c'mënd.
Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
endërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
Komente 10