Fatos Arapi
Eterit
Etërit na ikën…
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikën…
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!
Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria…
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë…
Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikën…
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!
Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria…
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë…
Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!
Më shumë nga Fatos Arapi
- E Paëndërrta Ime
- Më Duhet Një Gjysëm Ëndrre
- Si S'të Desha Pak Më Shumë
- Akeronti
- Gloria Victis (Lavdi Humbësve)
- Ditë Tiranase
- Ne Biblioteken Tende
- Dhe Te Mendosh Pastaj
- Evropiani
- Tungjatjeta, Vetmia Ime
- Nje Tingull Shiu Me Humbi Ne Rruge
- Ata Qe Dashurojne Akoma
- Patjeter
- Te Gjitha Te Duhen
- Mos Me Urre
- Grimca Dritash E Ngjyrash
Komente 1