>
LETERSISHQIP
Fatos Arapi

Nje Tingull Shiu Me Humbi Ne Rruge

Nje tingull shiu me humbi ne rruge,
Kercen e zhduket nje tingull shiu.
Arkitekture e brishte,
Brerime e qemotshme.
Cicerone pikla ne ajer. Atje,
Prej ujerash e zerash, vegimi yt,
E harruara ime. Plagome qe fle.
Dhimbje e tingullt. E perjetshme
Dhe e pakohe.
Te vjeter jane semaforet e Tiranes
Nuk punojne.
E mua po me tremb vetja: si me ikin,
Me largohen keshtu
Duart e lamtumires…
Perandjenje e rrezikshme:
Ky tingull shiu po me ndjell atje,
Ku Tirana s’njeh asnje rregull
E ecjen e tij te paligjshme,
Dielli ben vdekjen neper shi…