Fatos Arapi
Po Qan Mbi Shkembin Reja
Po qan mbi shkembin reja,
Po qan e po loton
Dhe guri nga rrufeja
Dridhet e po renkon.
Une jam ajo kokrrize
Qe merr rrekeja e loteve
Dashurija thermize,
Gurgullima e boteve.
Une jam ajo kokrrize
Qe shkon e s’di ku vete,
Qe humb e prape s’tretet,
Qe rron veç jo per vete
Nje dhimbje e perjetshme.
Po qan e po loton
Dhe guri nga rrufeja
Dridhet e po renkon.
Une jam ajo kokrrize
Qe merr rrekeja e loteve
Dashurija thermize,
Gurgullima e boteve.
Une jam ajo kokrrize
Qe shkon e s’di ku vete,
Qe humb e prape s’tretet,
Qe rron veç jo per vete
Nje dhimbje e perjetshme.
Më shumë nga Fatos Arapi
- Mbi Supin E Kohes Sime
- Poetet Shpejtojne Perhere Per Diku
- Macja
- Asaj
- Ti Mos Me Ler Vetem
- Ku Eshte Kaini?
- Ra Zemr' E Narcistit Ne Toke
- Kam Harruar Fatosin
- Alarme Te Pergjakura
- Duke Shkelur Neper Guaca Te Detit
- Dy Mbas Mesnate
- Ti Do Të Më Dashurosh Patjetër
- Te Varri I Lirise
- Nuk Mbyllen Dot
- Ne Tirane Ka Vetem Tirane
- Mos Eja Ne Enderr
Komente 0