Fatos Arapi
Te Varri I Lirise
Fryn ere me shi, motra ime
U shuan qirinjte e varreve prane
Ere me shi…
Qiririn tend te ndezur
Mbroj me grushtet e mia
Takohemi vetem ne kete dite
U beme lot qiriri motra ime
Dridhemi si kjo flakez e drojtur…
Ti me flet; aty poshte ka njerez
Eshte nje plak ketu prane.
Kerkon thiken te qeroje mollen
E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
"Nje kafe pa ty ne Tirane’’
I ka humbur unaza nje nuseje
E kerkon me frike nuserie
Erresire aty poshte…
Terri njeh vetem gjuhen e drites
Me qiririn tend nder duar
Kaloj varr me varr dhe ndez
Qirinjte e shuar
Pak drite prej shpirtit
Nje femije aty prane
Kerkon lodren qe i ka humbur
Motra ime.
U shuan qirinjte e varreve prane
Ere me shi…
Qiririn tend te ndezur
Mbroj me grushtet e mia
Takohemi vetem ne kete dite
U beme lot qiriri motra ime
Dridhemi si kjo flakez e drojtur…
Ti me flet; aty poshte ka njerez
Eshte nje plak ketu prane.
Kerkon thiken te qeroje mollen
E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
"Nje kafe pa ty ne Tirane’’
I ka humbur unaza nje nuseje
E kerkon me frike nuserie
Erresire aty poshte…
Terri njeh vetem gjuhen e drites
Me qiririn tend nder duar
Kaloj varr me varr dhe ndez
Qirinjte e shuar
Pak drite prej shpirtit
Nje femije aty prane
Kerkon lodren qe i ka humbur
Motra ime.
Më shumë nga Fatos Arapi
Komente 0