>
LETERSISHQIP
Fatos Arapi

Eshte Nje Loje

Eshte nje loje e madhe, e dashur
lodrojne fjalet, ritmet, rimat;
perqafohen figurat, vijne rreth dritave
si fluturave prej rrezeve te diellit
...u perzhiten krahet
ato prape gicilohen me dritat
Loje e hapesirave
qe mbyllen te gjitha ne buzet e tua
kur ti vet qenke ne buze te jetes
...firome e mermerimes se tyre
Eshte nje loje e vertete, e dhemshura ime
loje e mjergullave, qe treten neper agime
per te rilindur mbremjeve ne gjire te fushes
...se detit
e legjendave, qe jetojne midis mjergullave
qe braktisin vet legjendat
e te nesermen perseri dalin prej tyre
si zogjt e pellumbave – prej levozhges se bute
loje e endrrave, qe shartohen neper trungun
...e endrrave
e dallendysheve qe sapo ngriten folene
... brenda syve te tu
loja jote dhe imja;
loje e vdekjes dhe e perjetesise.