>
LETERSISHQIP
Flora Mezini Boja

Ah Sa Dhimbje, Ah Sa Lotë

Qysh ta morën jetën ty mor djalë,
Djalë i bukur djalë me shpirt të bardhë,
Si e dhe atë shpirt,
Ti cdo ditë ishe duke u rritë,
Djalë i bukur si rreze dritë..
I mbylle sytë përgjithmonë,
Me emrin e bukur në gojë,
Emrin Nënë ti belbëzove,
Kushdo që e ndigjoj këtë emër që kërkove,
zemrën ti ja coptove,
Kërkove nënën tënde ti,
Sepse nëna kërkohet e para kur të dhemb shpirti i ri.
Ishe si lule e sapo celë,
Doje të jetoje si gjithë fëmijtë e tjerë,
E deshe jetën sepse ishe djal i ri,
Me futboll kishe filluar të angazhoheshe ti,
Dëshiroje ti bëheshe krah i tëndes shtëpi.
Ah more djalë o i bukuri djalë,
Lotët dhe për ne që nuk të njohim nuk kanë të ndalë,
Na vrave në zemër na plagose në shpirt,
Djalë i bukur porsi rreze dritë.
Po pse ju o të vegjël djem,
Pse nuk e menduat gjatë,
Para se ta bënit atë gjëmë,
Të mendonit për atë te ri djalë,
Nënën e Martinit dhe babanë sot ju ja keni vrarë,
Si do jetojnë ato vallë pa të bukurin dhe të shtrenjtin e tyre djalë?.
Oh sa dhimbje sot Tirana,
Për këtë djalë që u nda nga baba dhe nga nana,
Kur e morën këtë lajm të zi
shoqëria jote more Martin,
I shkonin lotët pa pushim,
Sepse kurrë nuk e kane prit
që do shkoje sot në rrugën pa kthim,
Do ikje përgjithmonë ti në amshim.
Ju lutemi ju prindër të adoleshentëve,
Sidomos ju baballarë,
Djemtë tuaj mbajini pranë,
Sidomos në këtë moshë,
Mos ua kurseni ditë e natë kujdesin dhe këshillën,
Sepse kësaj moshe nuk i dihet,
Nuk i dihet nuk i zihet besë,
E marin me shaka thonë të bëj provë sepse pë aq nuk vdes.
Prandaj ju them mbani fëmijët pranë,
Sepse me dashje dhe pa dashje kjo moshë ta bën hatanë,
Ja thanë votrën i lanë pa djalë,
Fat zinjtë Nënën e Martinit dhe babanë,
Do ishte ndryshe ta merte zoti,
Jo kurrë kështu të iki djali kot së koti.
Prandaj ju lutem shumë,
Unë ju lutem me zemër nëne të vrarë,
Fëmijëve tuaj i rrini pranë,
Kontrolloini i jepni këshilla,
..Ju lutem aman..
Për djalin e bukur Martin,
Nuk gjej dot fjalë për ngushëllim
për të mjerët prindë,
Vec lutem dhe e them,
Për ty Martin që e mbylle atë derë,
Pushofsh në parajsë përherë.
Aty ku po pushojnë engjëjt e tjerë...
Tirane, 20/11/2024