Flora Mezini Boja
Nëntori, Flamuri I Çlirimit
Valvitet flamuri kudo në majat e maleve tona,
Krenare në mes të flamurit qëndron shqiponja,
Kuq e zi kudo në Kosovë dhe Shqipëri,
Ky flamur është ngjyer me gjakun e bijëve të tij.
Me krahët e saj shqiponja mbron popullin e vet,
Bijtë e këtij populli për këtë flamur flijuan të tyren jetë,
Ndaj këtë popull një shpresë e mban gjallë,
Një shpresë për mirë duket qysh larg,
ajo shkëlqen si një yll i rrallë.
Nga zemrat e të parëve na erdhi një rreze dritë,
Nga kjo rreze e artë që të parët na dhuruan,
Duket fort qartë gjaku i tyre, flamurin tonë e kanë lartësuar,
Krenaria jonë rrjedh nga damarët e këtij vendi,
Dhe flamuri kudo do valvitet krenarë brez pas brezi.
Flamuri ngrihet kudo,
dhe i sigurtë qëndron mbi male,
Trashëgimi e lashtë sepse gjaku që u derdh kurrë nuk falet,
Shqiponja në flamur valvitet,
Dhe na tregon për ditët e bukura që për ne po aviten.
Nga gjaku që u derdh shkëlqeu dielli në këto troje,
Nëntori na solli çlirimin,
Datën që shënon lavdinë
u çliruam në këtë datë të artë,
Dhe sivjet data 29,
në këtë vit jubilarë qëndron si trëndafile në pjedistal..
Shpresa dhe dëshira për një jetë më të mirë,
Do jetë gjithmonë një ndjenjë madhështie,
Sepse amaneti i të rënëve është shkruar në flamurë,
Të mbrojmë këto troje nga njerëz të paudhë.
Dhe amanatin dheu nuk e tretë,
Por i freskët brez pas brezi do të mbesë,
Sepse për këto troje u bënë kurban shumë jetë,
Amaneti do ngelet përjetësisht i shenjtë.
Fluturo shqiponjë krenare nga epoka në epokë,
Sepse gjaku është derdhur lumë për këtë tokë,
Shqipëri dhe Kosovë
të lirë dhe bashkë do jenë gjithmonë...

Tirane me 10/11/2024