>
LETERSISHQIP
Flora Mezini Boja

Zëri Që Thyen Monotoninë

Pllakosi dimri tani,
Ishim mësuar me ditët mrekulli,
Dielli shkëlqente si në ditë verë,
Dimri erdhi menjëherë
vendi u nxi u bë sterrë..
Filloj jeta të bëhet monotoni,
Dita ikën me shpejtësi,
Vendin e saj e zuri nata me errësirë
Ajo vjen me rrebesh shi dhe stuhi.
Një heshtje vjen në shpirtin tim,
Ku dita duket pa një dritë shprese,
Një zë i brendshëm ngadalë më con në zgjim,
Dhe e thyen monotoninë mbytëse.
Retë që errësojnë qiellin në muain nëntorë,
Dhe shkarkojnë në tokë shi të ftohtë,
Bëjnë të futesh në monotoni,
Por sapo shkëlqen dielli,
Ne sfond duket ylberi dhe shpirti gjen ngrohtësi.
Sapo shkëlqen rrezja e artë,
Retë e zeza i shpërndanë,
Nga thellësia e shpirtit zëri më thërret,
Më thërret fort
Më fton të thyej heshtjen që nuk e duroj dot.
Në ditën gri ku mbizotëron qetësia,
Si një fllad i lehtë ai zë më zgjon,
I shpërndan retë që moti ka ngarkuar,
Dhe ditën e mbush me harenë e munguar.
Kështu është kjo jetë,
Ka rutinë dhe monotoni,
Jeta do kryej ciklin e vetë
Herë gëzim dhe lumturi,
Herë trishtim dhe mërzi,
Nga brendësia e shpirtit zëri fuqishëm më thërret,
Largoje monotoninë dhe trishtimin,
Gëzoju jetës, shijoje bukurinë e tëndes jetë.
Sepse jeta është e shkurtër,
Dhe nuk kemi kohë të meremi me trishtimin,
Trishtimi duhet zhdukur,
Përqafoje jetën,
Shijoje lumturinë dhe gëzimin
Tirane me 14 /11/2024