Flora Mezini Boja
Shpirti I Prangosur
Dikur shpirti ynë ishte i lirë,
Nuk kishim për njeri tjetrin xhelozi dhe cmirë,
Sepse prona nuk mbante peng ëndrrat,
nuk i kishte ngrirë,
Ishim në shpirt të qetë dhe të dlirë.
Dorë më dore ndanim bukën,
kështu ndanim dhe fjalën,
Bashkë ndanim gëzimin dhe dasmën,
Dhe hidhërimin bashkë e kalonim,
Nuk e besuam që kaq shpejt kohërat do ndryshonin.
Atë periudhë të jetës që kaluam,
Nuk e mohojmë kishte varfëri
por jeta ishte më e bukur,
Shpirtin në atë kohë e kishim qetësi,
sepse të jetonim kishim siguri.
Sapo kohërat ndryshuan në sfond u duk prona,
Iku bukuria iku dhe qetësia,
Erdhi sherri dhe shamata në familjet tona,
Nga sherri dhe shamata u tremaks dhe fëmija.
U ndanë për së gjalli
motrat me vëllanë,
U ndanë prindërit me evlatë,
U prangos shpirti i nënës së gjorë,
si vallë zemra e saj fëmijët të përçarë ti durojë.
Iku lezeti iku miqësia,
U largua përfundimisht shoqëria,
Tani festojmë bëjmë dhe të mira,
dhe nëse marin pjesë
duhet kujdes,
Ulja nëpër tavolina është më e vështira,
Sepse ka mundësi nga mos komunikimi prishet dhe gëzimi.
Nuk kemi për njeri tjetrin më mëshirë,
Sepse futja e pronës na prangosi në shpirtë,
Thonë që ujku i njeh shumë mirë këlyshët e tij,
Është e vetmja kafshë që kujdeset për prindërit,
Kur ato ngelin dhe plaken ai i bën shërbimin.
Por tek disa njerëz kjo dashuri shkoj,
Ka fëmijë që nuk kujdeset më për prindërit e tij,
Ka fëmijë që nuk të duan dhe nuk të respektojnë,
Nuk dij kjo botë për ku po udhëton?.
Mos mor njerëz mos të sillemi kështu,
Shpesh e them nuk jemi të përjetshëm këtu,
Do vij dita si gjithë të parët tanë,
Dhe ne pranë tyre dy metra vend kemi me zanë.
Prandaj të ndyshojmë sjellje me motrën dhe vëllanë,
Mos ti plagosim në zemër nënën dhe babanë,
Por të sillemi sic na ka hije,
Në dejet tona rrjedh gjak i njëjtë
Gjaku i të shenjtës familje...