>
LETERSISHQIP
Gëzim Kikija

Ec E Ec O Buburrec

Një vogëlushe po mbledh lule në kopësht. Kur një insekt pikalosh, buburreci i malit, i zbret në dorë. Vogëlushja ka dëgjuar se buburreci i malit tregon rrugën prej nga vjen fati i së ardhmes. Ndaj ajo e pyet, ndërsa ai shëtit nëpër gishtat e saj: o buburrec i malit, ku e kam fatin unë? Pas pak, insekti ngrihet në ajër dhe ikën. Vogëlushja e ndjek me sy deri sa humb. Dhe ëndërron, se si një ditë, asaj do i vijë që andej fati i lumtur i vajzërisë.

Nga dorë e njomë fluturove,
det më det e dhe më dhe.
Ec e ec o buburrec
Kryet mbrapa mos e kthe.

Por er' e madhe seç të mori
E në shkret' ir ti shkove e re.
Ec e ec o buburrec
Kryet mbrapa mos e kthe.

Dunë më dunë rrokullisesh
S'ke ku ha, as ke ku fle.
Ec e ec o buburrec
Kryet mbrapa mos e kthe.

Të mashtrojnë pë uj' e hije,
ësht' këtu e ësht' atje.
Ca të tallin, të përqeshin:
Prej nga vjen, o prej nga je...

Ti, zu-zu-zu, brumbullin
As gjete ujë, as hije pe.
Ec e ec o buburrec
Kryet mbrapa mos e kthe.

Dhe shkretëtira të përpiu,
E gjarpërinjt' të zunë pre...
Ec e ec o buburrec
Kryet mbrapa mos e kthe.