>
LETERSISHQIP
Gëzim Kikija

Serenatё Nё Piano Dhe Shi

sonte u ktheva sёrish tek ti
nёn tingujt e pianos
si dikur
kur koha jonё nuk kishte mbarim

tё çuditshёm e dashur, pianistёt!
u vёnё emra pjesёve tё tyre
madje thonё se ato rruaza bardhё e zi qё shtypin me gishta
nuk qenkan çelёsat e pianos
po tasta prej parajse qё çelin poezi

qenkan si ne, pianistёt, a tё kujtohet?
i tundnim degёt e mollёs mbi kryet tanё
e na dukej sikur ç’ka pritnim nёpёr gishta nuk ishin petale
por flokё mblesёrie qё thekonin nga qiellina e parajsёs

ulet e ngrihet zёri i notave
gishtat, herё i ledhatojnё çelёsat e pianos,
herё gati sa nuk i thyejnё:
serenata nё emocione ka rёnё
diç i pёshpёrit nё heshtje barkullinёs sё pangopur tё pianos
se ç’po i thotё njё sekret…

ёshtё vonё dhe nё rrugё dritat e neonit u lagёn me shi
qelqi i dritares po qanё
mё mungojnё
kёrcitjet e shpejta tё takave tё tua nё trotuar

por shkoi ora
duhet tё ngrihem

dhe ngrihem

qё pas shpinёs sime
serenata nё piano
vjen e ma hedh, mu nё zemёr,
tё pamёshirshmen shigjetё tё natёn-e-mirёs sonё sё fundit:

" kujt, ky tingull, zemrёn po ia çjerrё
kujt, kjo notё, gjakun ia çon bjerrё "

…por ti fli, zemёr, fli!
se pllakat gri kanё rёnё nё zi
dhe jashtё, ah! vazhdon tё bjerё shi…