Gëzim Kikija
Turp Shkumbini Im
Si vallë më përzure kështu,
lumi im!
Prej truallit ku shekujt më kishin ngulur.
Turp! Sa turp, o Shkumbin!
që bregut tënd një lis ia ke shkulur.
Dhe e ke degdisur në harrim,
ku askund s'e gjenë ai rehatinë,
Turp! Sa turp, lumi im!
që rrënjёve tua u dhe arratinë.
I le që të shkojnë,
të vjetër e të rinj,
Turp! Sa turp, o Shkumbin!
që vetes i ke rënë,
brinjë më brinjë.
Po nga erdhi kjo stuhi, që t'u derdh me kaq tërbim
E ujrat e ëmbla t'i prishi, t'i helmoi.
Turp! Sa turp, lumi im!
Që në mes të kohës moti të rrënoi
...
Nga Korabi në Tomorr,
U dëgjua një gjëmim.
Ishte zëri i Bukanikut
që qante
për Shkumbin tim.
lumi im!
Prej truallit ku shekujt më kishin ngulur.
Turp! Sa turp, o Shkumbin!
që bregut tënd një lis ia ke shkulur.
Dhe e ke degdisur në harrim,
ku askund s'e gjenë ai rehatinë,
Turp! Sa turp, lumi im!
që rrënjёve tua u dhe arratinë.
I le që të shkojnë,
të vjetër e të rinj,
Turp! Sa turp, o Shkumbin!
që vetes i ke rënë,
brinjë më brinjë.
Po nga erdhi kjo stuhi, që t'u derdh me kaq tërbim
E ujrat e ëmbla t'i prishi, t'i helmoi.
Turp! Sa turp, lumi im!
Që në mes të kohës moti të rrënoi
...
Nga Korabi në Tomorr,
U dëgjua një gjëmim.
Ishte zëri i Bukanikut
që qante
për Shkumbin tim.
Komente 0