Ganimete Jashari
I Lutem Natës
Natë, o natë, me sy shihemi,
me ndjenja njihemi,
dua të prek, ballin ta puthë,
e bukura natë, më merr në një ninull.
Më vërë tani në djepin e një hëne,
folëm ëmbël, të ndjej dashuri ëngjëllore.
Vezullimthi më ngri në lartësinë tënde,
të ndihem mbretëresh e shoqërisë yjore.
Të flë harkuar me yjet, sikur ti hënë,
me mëndafshin e ngrohur të më përqafosh.
Endërra të bukura të më falësh, si nënë,
agimesh, mëngjesesh kur të më mungosh.
Ndahem nga ti, do më puthësh ballin,
natën që vie do ja lë tjetër kujt radhën...!

Komente 0