>
LETERSISHQIP
Ganimete Jashari

Zëri I Ndryshkur

Kitarë e pluhrosur, në qoshe e vendosur,
të mora në duar,

pluhurin me erën largova, trupin për ta lehtësuar.

Telat ndryshkur, tingëllimë e harruar,
vargjet e thurura, asnjëher të kënduar.
Mollëzat e gishtrinjëve, një melodinë duan,

gryka e fytit, kitarë për t’u liruar.

Menduar rri, nga t'ja filloj,
ti e heshtur pret mallin të çlirosh.
Notat e ruajtura në pluhurin e kohës,
vargu fshehur, në mbrëndësi të memorjes.

Të ikim bashkë kitarë, kur të bie shi,
shiu me notat te bëhen një.
Vargu nga unë e zëri i ndryshkur nga ti,

vetëm loti, shiu mund ti shkrijë në një zë….