>
LETERSISHQIP
Ganimete Jashari

Nje Zog I Vrare

Bije në tokë një zog i vrarë,
Frymë merr, ende është i gjallë.
Sa fort zemra atij i rrah,
Sa frikë ka, në duart e kujt ra?

E marr ngadalë nëpër duar,
Mundohem që ti ndihmoj,
Sa i pafuqishem ndihet zogu,
Dhimbjen dëgjoj, kur ma tregoj.

Një pikë ujë ngadalë - ngadalë,
Në gojën e vogël, unë ja liroj..
E përkëdhel me duar, pa fjalë,
Me ëmbëlsi frikën ja largoj...

Zogu i vogël krejt i hutuar,
Dridhet, më shikon në sy,
Ka frikë se jam krijesë njeri.
Zogu i vogel, në duar e mia fli…

Dua një porosi të ta them.
Mbi vendin tim, ku malli flen,
Buzë Drinit te Bardhe ndalu,
Meujin e ëmbël pi dhe çmallu..

Mërre këngën e bukur, malet,
Mbulojë krahërrahje e jehona,
Atje cicërima jote te ndalet,
Me këngët dhe lahutat tona…

Aty bashkohet fyelli dhe qiftelia.
Aty është Kosova dhe Shqiperia...