>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Acari Bardhe

I lindur ne kohe furtune, ne nje nate te bardhe
Mes acarit te zi, debores se bardhe
Mes ulerimave te ujqerve te uritur qe kerkonin prene
Ate nate pa yje kur fatkeqsia pushtoi dhene

Ne nje kasolle te rrenuar atij pyelli te mallkuar
Nga mankthe i rrethuar, me drite te shuar
Prane nje rrenoje, ku rridhte nje fat i zi
Mes debores se bardhe me emrin njeri

Ne ate ane ku lindja ishte zhdukur, ekzistonte vetem perendimi
Dielli ishte strukur pergjithmone nga reja e zemerimit
Ngado qe hedhje syte shikoje vetem terr
Pervec debores se bardhe, gjithcka ngjante me te ziun ferr

Kishte rruge per te bere ne rruget pa rruge
Ne fillim te rritej te hidhte hapin e pare
Ne shtegun e pa emer ne erresire te perjetshme
Te gjente dhe ai fatin mes astarit te bardhe

I lindur ne kohe furtune, i rrethuar nga ujqer te pangopur
Ngaqe nuk kishte emer, e quajten thjesht "Popull"
Ne nje pyll te erret te rrethuar nga pabesi
Qe ulerin si ujk dhe e therrasin njeri.