>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Mos Me Kerko!

Sa te veshtire e kisha dje
me lendove pa kufi
more arratine, vetem me le
gjithcka ndjeje, jo dashuri

me braktise kur se prisja
sa te doja nje zot e di
te vrare ne ndjenja, me le te vdisja
te vdiste endrra per lumturi

dhe shpresoja akoma ne ty
tek une te vije, e penduar
dy pika lot mu shfaqen ne sy
gjithcka tani ishte ne te perenduar

vazhdova te hidhja hapat e para
i vetem ne bote, diku larg teje
sdo me kesh ne krah, te prifte e mbara
vazhdo ti rrugen, larg prej meje

mos me shiko se pse lotova
skerkoj nga ti ndonje rruge dalje
nga sot ne vazhdim jete te re fillova
skerkoj meshire apo keqardhje

mesova pa ty te mbijetoj
te gjitha lendimet sot ti fala
nje gje te vetme po ta kerkoj
mos me kerko tek ndjenjat e gjalla

dhe po me gjete, do ta kuptosh
se jete te re, kam filluar
qe me ke humbur, do e mohosh
veshtir do e kesh per ta besuar

nuk te urrej qe me lendove
madje te uroj jete te lumtur
me vjen mire qe me ne fund kuptove
vleren time pasi, perjet me ke humbur.