Gentiana Minga
Në Botën Time E Gjithandej
Vocërraku sheh flokët ti bien mbi nënkresë, e fytyra,
fytyra e tij lëvozhgë e zbehtë pikëllohet
kur vëren gjakun,
perlat e kuqe brënda tubit.
E prapë ëndërron të dalë shëtitje me vdekjen
drejt një kampi të ri lodrash.
Por sytë, oh,
sytë i tij janë të trëmbur,
si sytë e atij që nuk e di si kalohet n’atëbotë,
e u detyrua të niset pa u bërë gati.
Ose si të asaj që shëtiste përgjatë bregut të Gazës
e u mblodh kutullaç me duart në kokë, kur pa të jatin.
Trupin e mbuluar me rërën e Beit Lahiya-s,
me një vrimë në gjoks.
E prapë gjak.
Do këtë parë yllin,
yllin e flashkët e drapërin e hënës.
E thekët dhembja, pastaj Hiçi.
Veç dëshirës krupë të fatit që nuk e rrok
erëmira e peshkatarit.

Më shumë nga Gentiana Minga
Komente 0