Gentiana Minga
Në Kasolle
Nuk u përmbajt prej gëzimit
njeriu që zbuloi në krah të kodrës
fshatarë të lumtur, valltarë mbi lëndinë.
Brënda kasolles një gjyshe lutet,
fëmijët ngrohen përqark zjarrit.
Lumi rrjedh e merr me vete degë e fjollë bore.
Jashtë, në shesh, janë dy tapete të kuq.
Ulen të rriturit e shohin
shpatet me thepa të maleve.
Horizonti dembel ngjan petashuq,
e gjyshja lutet sërish para muzgut.
Pastaj, më vonë,
do bjerë mbi shtroja
butë – buttë, si lule pambuku
e do e zërë gjumi.
Do zgjohet para të gjithëve.
Para se të vegjëlit të kënë dalë prej ëndërrash.
Sapò të këndojë këndezi,
e ëngjëjt e mirë të zbresin.
njeriu që zbuloi në krah të kodrës
fshatarë të lumtur, valltarë mbi lëndinë.
Brënda kasolles një gjyshe lutet,
fëmijët ngrohen përqark zjarrit.
Lumi rrjedh e merr me vete degë e fjollë bore.
Jashtë, në shesh, janë dy tapete të kuq.
Ulen të rriturit e shohin
shpatet me thepa të maleve.
Horizonti dembel ngjan petashuq,
e gjyshja lutet sërish para muzgut.
Pastaj, më vonë,
do bjerë mbi shtroja
butë – buttë, si lule pambuku
e do e zërë gjumi.
Do zgjohet para të gjithëve.
Para se të vegjëlit të kënë dalë prej ëndërrash.
Sapò të këndojë këndezi,
e ëngjëjt e mirë të zbresin.
Më shumë nga Gentiana Minga
Komente 0