Gentiana Minga
Tha
Tha: Oh Zot më bë të fortë për të keqen e papritur,
Kur më bëhet armik pema e thoi i këmbës.
Kur përgjaken vizat e bardha prej
lepurit që u hutua dhe e kapi makina.
Më bë grua -burrë, fshikëz mëndafshi.
Mi shiko miqtë.
Ma puth ballin ku mbeshteten buzë të holla
e duar më lagin me uthull.
Tha: dikur shkoja në paqe me mikun tim.
Le të shkojmë të shohim kur çelin hurmat,
e kthehemi vonë.
kur thyhen shishet përballë detit
kur mallkon pijaneci i lodhur.
Tha : Më mirë do bëhem.
Kur më bëhet armik pema e thoi i këmbës.
Kur përgjaken vizat e bardha prej
lepurit që u hutua dhe e kapi makina.
Më bë grua -burrë, fshikëz mëndafshi.
Mi shiko miqtë.
Ma puth ballin ku mbeshteten buzë të holla
e duar më lagin me uthull.
Tha: dikur shkoja në paqe me mikun tim.
Le të shkojmë të shohim kur çelin hurmat,
e kthehemi vonë.
kur thyhen shishet përballë detit
kur mallkon pijaneci i lodhur.
Tha : Më mirë do bëhem.
Më shumë nga Gentiana Minga
Komente 0