>
LETERSISHQIP
Hodo Zalli

6 Strofa Prilli

Shpitrndriturit, Skënder Dërbaçi, ndërroi sot jetë, 6 prill, rreth orës 5.30.
Ylli i lashtësisë sonë - ILIRIA
Krenaria jonë - ARBËRIA
E përjetshmja plagë - SHQIPËRIA

Miku im i shtrenjtë, ashtu, t`pata thënë Ty
Ç´të duhej ai karar - vetëm një gotë a dy
Ma ushqeve fjalën, fare pa u prek
Do ia nisim nga e para, ma ktheve në tel

Të pyeta për halle, të pyeta me siklet
Nuk doje t´ia dije, jeta, the, më pret
Ç´më tingëlluan këndshëm, thënë qeshurazi
fjalët e mikut tim, diktuar nga shpirti tij

Të grisha të më vije, këndej në Veri
eja se pranvera na ka nisur të gdhijë.
- Si jo, po kësaj here nuk dë vë më kufi,
këngët e rakinë do i çojmë nji me nji

Mora në tel motrën, dëgjova një ngashërim loti:
- Çka të të them, or vëlla, është në duart e zotit!
Ashtu…ë!, rrokullimthi, në këtë botë ngjyrë kotësie,
ëndërrallat e jetës si një gllënjkë pije

Pa gdhirë mirë dita, se c´ pata, , mora të pi
pa mikun e shtrenjtë, të sertën kupë raki
Tjerrje mendimesh terse, mendime vorbullimë
m´u prenë si me thikë nga një cingërimë

Herët po të marr, jam, or dajë, Iliri
Pëllumbat ç´u trazuan, pushoi bilbili
Nga telat e mandolinës shkarje pikëllimi
Ndër ne një vend bosh, nipi im i miri