>
LETERSISHQIP
Hodo Zalli

Baladë Tejvarri

Shuki ! 24 mars 2012 e tutje

Nëse Ti, moj, Shuki,
nis e vjen në dimër
merr udhën e mbulo ate hijeshi
dhe mos u shtir se gjë nuk di

Ngaqë do shkrish, moj, akullnajë
e borë mbi male, majë më majë
I gjithësisë më i ndritshmi yll,
ndër të bukurat, më hijësoret sy

Nëse Ti, moj, Shuki,
nis e vjen në pranverë
hidh fytyrës një perde re
dhe mos u shtir se gjë nuk di

Lulet, moj, do bien në hall
do përvajen e zgjaten me mall
Të të sodisin e miklojnë, Ty
të sfilitura, nga ato yllorë sy

Nëse Ti, moj, Shuki,
nis të vish në verë
i përvëluar unë si përherë
dhe mos u shtir se gjë nuk di

Vapa, moj, do mpaket nga TI
duke u shkujuar me fllad e freski
nga ata të tuajat yllorë sy
sapo të dukesh e shfaqesh ti
***
Nëse ti, moj, Shuki, vonon
e nis e vjen në vjeshtë të trishtë
për gjethet një murgërimë e dyfishtë
Po ti mos u shtir se gjë nuk di

Në atë përcëllimë ngjyrash të thekshme,
e tinguj dridhërimash nga natyra e ethshme
do të ndiesh e do kuptosh, e shtrenjta mike,
se bota na qenka stacion për ndarje dhe ikje

Por, nëse nisja yte do zgjasë në pambarim,
Merr një udhë tjetër, larg mallkimit tim
Dil e më sodit tek e imja shkretëtirë
Tek lagja e pikëllimit, në ndalesën përjetësi

Atje ku jeta kalon në pamundësi
Mos eja me lule, mos eja me ngashëri,
Hajde me një pikë lot mbi faqe, e kobit stoli
Dhe me vargjet nga - Baladë tejvarri, në shpirt

Kur të ma kthesh shpinën, mike mi
thirrëm me sa zë, në atë ndarje, Ti
thuajma atë emër që vec ti ma di
- O i * ti, o, Negji, o, Negji !

Nga qielli, malet, fusha, deti - e pafundmja thellësi
Ushtima e mallit vullkanik do të ndjekë gjithësesi
dhe mos u rrëqeth e mos u trishto Ti!
E idhët do jetë shija e jetës, Shuki mi.