Hodo Zalli
Lëvroj Kujtimet Dhe Mbjell Poezi
Mos blloko, o yll, telefonin!
Se nuk caj kokën për ata sy
Do lëvroj me pendë kujtimet
e do mbjell poezi për Ty
Mos blloko, oj zanë, telefonin!
Ta them cmendurisht TY!
Se nuk bëhem për Ty deprik
dhe as që bie në melankoli.
Mos blloko, o dhimbje, telefonin!
Dhe mos ta merr mendja Ty,
se do shkallmohem pas teje
e do ngushëllohem me poezi
Mos blloko, oj plagë, telefonin!
Asfarë sikleti s´më gjen pa Ty!
Do marr panelin e ngjyrat
Do bëj autportretin e nxirë
Mos blloko, oj qyqe, telefonin!
Se s´ ma dëgjon kurrë zërin Ti
Do bëj antologji mesazhesh
Më të hidhurin do ta kthej TY
Hape, moj, atë telefon, hape!
Se s´do më djeg malli për ata sy!
Në verë do ujis kujtimet
në vjeshtë do vjel poezi
Se nuk caj kokën për ata sy
Do lëvroj me pendë kujtimet
e do mbjell poezi për Ty
Mos blloko, oj zanë, telefonin!
Ta them cmendurisht TY!
Se nuk bëhem për Ty deprik
dhe as që bie në melankoli.
Mos blloko, o dhimbje, telefonin!
Dhe mos ta merr mendja Ty,
se do shkallmohem pas teje
e do ngushëllohem me poezi
Mos blloko, oj plagë, telefonin!
Asfarë sikleti s´më gjen pa Ty!
Do marr panelin e ngjyrat
Do bëj autportretin e nxirë
Mos blloko, oj qyqe, telefonin!
Se s´ ma dëgjon kurrë zërin Ti
Do bëj antologji mesazhesh
Më të hidhurin do ta kthej TY
Hape, moj, atë telefon, hape!
Se s´do më djeg malli për ata sy!
Në verë do ujis kujtimet
në vjeshtë do vjel poezi