Hodo Zalli
Trokitja
Te një arkapi zemre, mora guxim të trokas
A jam i mirëseardhur, a mos do të humbas?
Ty, shtegtar i çuditshëm, si të të kuptoj,
nuk trokitet në zemër në këtë kohë!
Mos ma merr për të madhe, se jam në hall
Në gabova kohën, ahere ti, zonjë, më fal
Të gabuaka zemra? Jo, kurrë, asesi
Vala vullkanore e shpirtit ku nuk të shpi!
Më dukesh i zjarrmuar ti, mor, shtegtar
Të kuptoj unë ty, ta dëgjoj të shpirtit trok
Për një shpirtzjarr si ti - vend në zemër po
E keqja e trokitjes - ardhja kohë pa kohë!
Zonjë hirësore, çka po më kujton ti!
Ky kuptimi i kohës - është një vorbulli:
Një lum e ankth i tejkufishëm, pa asnjë burim
që kurrë nuk shteron, rrjedh e rrjedh pa kthim
6 STROFA PRILLI, 12.45, 6 prill 2012
Shpitrndriturit, Skënder Dërbaçi
Ylli i lashtësisë sonë - ILIRIA
Krenaria jonë - ARBËRIA
E përjetshmja plagë - SHQIPËRIA
Miku im i shtrenjtë, ashtu, t`pata thënë Ty
Ç´të duhej ai karar - vetëm një gotë a dy
Ma ushqeve fjalën, fare pa u prek
Do ia nisim nga e para, ma ktheve në tel
Të pyeta për halle, të pyeta me siklet
Nuk doje t´ia dije, jeta, the, më pret
Ç´më tingëlluan këndshëm, thënë qeshurazi
fjalët e mikut tim, diktuar nga shpirti tij
Të grisha të më vije, këndej në Veri
eja se pranvera na ka nisur të gdhijë.
- Si jo, po kësaj here nuk dë vë më kufi,
këngët e rakinë do i çojmë nji me nji
Mora në tel motrën, dëgjova një ngashërim loti:
- Çka të të them, or vëlla, është në duart e zotit!
Ashtu…ë!, rrokullimthi, në këtë botë ngjyrë kotësie,
ëndërrallat e jetës si një gllënjkë pije
Pa gdhirë mirë dita, se c´ pata, , mora të pi
pa mikun e shtrenjtë, të sertën kupë raki
Tjerrje mendimesh terse, mendime vorbullimë
m´u prenë si me thikë nga një cingërimë
Herët po të marr, jam, or dajë, Iliri
Pëllumbat ç´u trazuan, pushoi bilbili
Nga telat e mandolinës shkarje pikëllimi
Ndër ne një vend bosh, nipi im i miri