Hyrije Jusufi
N'kryqëzim Rrugësh
Kjo mund të jetë letra ime
E fundi e dashurisë
Por çdo herë vargu i parë
I çdo poezie
Pashë një grua që e njoha rrugës
ku kryqëzohet porta
Atje kur me këmbën e djathtë
bëja hapin
E luteshim për lumturi
E rastisa se kisha parë
ka vite e vite
Edhe pse përqafimi, , tabu, , është bërë
Ne u çmallëm bashkë
Edhe u puthëm e shtrwnguam njëra-tjetrën
Të njoha zërin më tha ;
Derisa aprovoja orarin e punës në US
Më kapi për çantën e varë krahu
E sa nuk ja ngjesha një flakareshë
Ecnim, flitnim për kohën që e kishim pasë bashkë
Nuk kam mbetë aty ku më le
Më janë bërë përnjëherë shumë rrudha fytyrës
Që kur iku ai
Flokët që më pyesje shpesh ti
A janë natyrë dhe futje gishtat e dorës në to
Qesheshim
A din kur të thoja
Plot morra jam ….
Flokët më bënë borë…
Ranë …ikën!
Pyetje e pyetje kishim shumë kohë
Që nuk ishim parë
Si përfundim i tregova
Dje i dërgova një letër për erën
E di ti
Kështu është puna
Në peshë kam shtuar pak
Për qejfin tënd
Se ankohej shpesh në eshtrat e mia
Nuk po qeshi më
sikur atëherë – për çudi ma morri me vete
Të fala budallaqja yte
, , ajo që krenoheshe se e mashtron lehtë, ,
Jam bërë gurë
Hekur e fortë
Grusht që dot s‘më hap kush…!
E fundi e dashurisë
Por çdo herë vargu i parë
I çdo poezie
Pashë një grua që e njoha rrugës
ku kryqëzohet porta
Atje kur me këmbën e djathtë
bëja hapin
E luteshim për lumturi
E rastisa se kisha parë
ka vite e vite
Edhe pse përqafimi, , tabu, , është bërë
Ne u çmallëm bashkë
Edhe u puthëm e shtrwnguam njëra-tjetrën
Të njoha zërin më tha ;
Derisa aprovoja orarin e punës në US
Më kapi për çantën e varë krahu
E sa nuk ja ngjesha një flakareshë
Ecnim, flitnim për kohën që e kishim pasë bashkë
Nuk kam mbetë aty ku më le
Më janë bërë përnjëherë shumë rrudha fytyrës
Që kur iku ai
Flokët që më pyesje shpesh ti
A janë natyrë dhe futje gishtat e dorës në to
Qesheshim
A din kur të thoja
Plot morra jam ….
Flokët më bënë borë…
Ranë …ikën!
Pyetje e pyetje kishim shumë kohë
Që nuk ishim parë
Si përfundim i tregova
Dje i dërgova një letër për erën
E di ti
Kështu është puna
Në peshë kam shtuar pak
Për qejfin tënd
Se ankohej shpesh në eshtrat e mia
Nuk po qeshi më
sikur atëherë – për çudi ma morri me vete
Të fala budallaqja yte
, , ajo që krenoheshe se e mashtron lehtë, ,
Jam bërë gurë
Hekur e fortë
Grusht që dot s‘më hap kush…!