>
LETERSISHQIP

Tokë Imja

Tokë e imja më mungon të kërrusem mbi ty
Të prashis
E djersë e imja të bie aty
Të shoh ty kur çahesh nganjëherë
Kur zjarri të djeg
E këmbët mbi ty ti kem
Të lutem për shi
Të lutem të mbij farë
Të pres e të kërkoj nga ty
Të më përmbushësh të gjallë

Në syrin tim të zi…!

Ah moj toka ime e seç po të dua
Desha të të puthë
T‘gjunjëzohem mbi ty
N‘përqafim tënd ( nganjeherë) e gjallë dua të hy…!

Mos më akuzo për vargje hëpërhë
Kam edhe ca punë
Kohën dua të zë…

Më dërgo një lajm kur ke nevojë për mua
me dashuri të të përmbush
Se vërtetë të dua …
E se flakë po digjem
Atdheut huaj harruar…!

Është një kohë ngulfatëse
Dhimbja çohet peshë…
Noton shpirtit malli e fortë nostalgji
Sa e çdo ta falja t‘mirëfilltën dashuri..

Jam larg dhe jo n‘timen tokë
E vdekjen në qafë e kam
Këtu le të më djegin
Hi dua të më bënë
Shpuzë
Në rrënjën e gjyshit
Atje të bëhem prush…