Imer Raçi
Rruga E Një Autobusi
Konduktori i autobusit "privat" na thoshte të hipnim sikur në tregjet turke që të shtinë me ble me zor, ai, njerëzit që do mbetshin jashtë nuk i shikonte me keqardhje por me llogari deri në centin e fundit. "Vlera jonë ne atë çast ishte 40 cent"
Shikoja dy të rinj të cilët kishin kufjet në vesh dhe asgjë më shumë nuk u interesonte, madje as kallaballëku, as kush është ul apo kush është në këmbë sepse ata kishin zën ulëset e tyre dhe ngonin muzikë. Në një ulëse me tërheqë vëmendjen edhe një i moshuar i cili po ashtu kishte kufje e mendova nëse ishte hy edhe xhaxhi në botën e dixhitalizimit por ai për dalim të të rinjve që me kufje nuk e donin zhurmën e bisedat në autobus, plaku i koncentruar që të dëgjonte më mirë.
Kondukteri e pyeste për bilete, e plaku bërtiste sikur konduktori të mos e dëgjonte "kam kartonin e penzisë".
Hapen dyert e autobusit e bërtet kondukteri "Shtyjuni pak se kanë me hip edhe do, ngushtojuni ju në mes. Hajde mos ti lana me pritë njerëzit". Ehhh centat e mallkuar.
Shtypeshin njerëzit në autobus sepse ndryshe nuk na konservonte kjo kanaçe si peshqit tona. Aty kur shkruaje një mesazh në telefon nuk ishte privat vetëm se e mira e saj ishte se nuk e lexonin me zë të lartë, pra nuk e shihnin më shumë se dy ose tre persona.
Mesazhi " Zemër a i dërgove fëmijët në çerdhe". Lexuesi i mesazhit i moshës së mesme, burrë edhe një pëllëmbë mbi kokën time i thoshte tjetrit "Këta të rinjtë po dine, jo si na". Unë i buzëqesha për "aftësinë e të lexuarit".
Bisedat në autobus bëheshin të nxehta mes udhëtarëve. Një udhëtar foli "e ndali prape autobusin", tjetri "gjynah me prite", tjetri "edhe na gjynah qishtu’".
Kondukteri me mirësjellje: Hajt se gati jena, qe ku është Prishitna, mos u ankoni, krejt me vakt’ keni me shku në punë.
E mendoja vetën si njeri i rëndësishëm e të udhëtoja me veturë private, herë herë e mendoja veten si ambientalist e të pedaloja një biçikletë, por ajo që më dhimbte ishte pse nuk kemi një komoditet e të ulemi në autobusët tanë pa penguar e pa e shtypur njëri tjetrin.
Këpucët bëhen sikur mos të ishin fshirë asnjëherë nga shkeljet e këmbëve të udhëtarëve.
Dera e autobusit për tu mbyllur, dy të fundit te dera duhet të qoheshin në maje të gishtave. Dyert mbyllen dhe ne vazhdojmë me itinerarin tonë të përditshëm.
Mendova me vete nëse autobusi ishte tejet rënduar e ndjen ndonjë dhimbje si ne brenda që shtypemi.
Autobusët publik nuk ndalen në të gjitha stacionet...

Më shumë nga Imer Raçi
Komente 0