Imer Raçi
Rruga E Një Autobusi (1)
Një zonjë vjetër e pyeti konduktorin tek dera e autobusit se deri ku shkon autobusi e kondukerit i tregoi se shkon vetëm deri tek Pallati i Rinise.
Kjo grua në moshë nuk hipi në autobus dhe nuk e dita arsyen se pse nuk hipi. Mbeta i ngelur në mendimin e plakës nëse asaj i kishte ngelur hatri se autobusi po ndalet te pallati i rinisë e jo diku tjetër e mosha e saj nuk përkonte me rininë e më ikte buza në gaz nëse ishte kjo apo e imagjinoja unë në mendimet idiote të mija.
Autobusi u nis e unë isha në këmbë dhe isha futu thellë në mendimet e mija derisa shikoja xhamin e qullur nga shiu e në banesë nuk kishim ujë.
Ndalet autobusi e bërtet konduktori, shtynu’ se ka udhëtar e mos i leni mu u vanu’ per pune, bëjani nga një vend. Nga turma e madhe e udhëtarëve nuk hipi një grua me karroce me bebe sepse ne ishim shtypur e konduktori nuk e di nëse ndjeu keqardhje, mirëpo i tha: Po e sheh edhe vet prite autobusin tjetër vjen mbas 5 minutave?
Ne paguanim biletat edhe pse ndjeheshim si ne trenin gjerman qe i bartke judët dhe i drejtonte tek kampet naziste ku shkruante "Arbeit macht dich Frei" pra, "puna të bën të lirë". Mendimet e mija përsëri me shtynë ne djallëzi nëse ish fjala per pagat qe i marrim të ulëta e quhemi punëtorë të lire për nga çmimi. "Hej ti hape dritaren se u ngulfatem" zëri qe më nxori nga mendimi ishte i një zonje rreth të 50tave që nuk e di nëse ishte edhe e parfimosur sepse aromat në autobus që dominon ishin djersitje, hudhër apo qepë. Një burrë ia vuloste fjalët e saj si ofiqar komune e i tha "Birrolla t ‘koftë". Aty e dëgjova edhe një zë të shterur nga mosha " po të saktojke prymaja" me demek njet se kam me hap.
Autobusi ishte ngrohet ani pse nuk na ofronte ngrohtësi, përsëri ika nga mendimi sepse dëgjohej një melodi e telefonit fiks dhe mbeta në mendim se si funksionon pa kabullën e tij, kur e nxjerri telefonin një xhaxha, një çun i tha tjetrit e paska telefonin me tre plloça. U futa ne mendime pse tre plloça deri sa më ra një pikë uji në kry nga çadra e një djali qe i kishte mbetur dora larte e e kuptova se bëhej fjalë per tre kamera.
Hapet dera e autobusit në të cilën kishim paguar nga 40 cent, aq vlerë sa na shihte edhe konduktori kur na shtynte me duar që me na zënë autobusi.

Më shumë nga Imer Raçi
Komente 0