>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Dymëdhjetë Vargjet E Mia

Lodhem duke qëmtuar të ardhmen,
Fle në shtratin e Arushës së Madhe.
Zgjohem nga tringëllima
e kristalit të ëndrrave.
Lahem në prurjet e shkrirjes së borërave.
Krihem me degët e pyjeve halorë.
Terem në "dushin" e rrezeve diellore.
Vishem me këmishën e papërgjakur të Krishtit.
Udhëtoj sforcuar në Qiejt e Shpresave…
Çlodhem duke punuar…
Dashuroj jashtë bezdive protokollare,
Jetoj nën përkujdesjen e Engëjve.
Do vdes me shterimin e ëndrrave,
Ringjallem në arkitekturën e gërmave…
Marrë nga vëllimi ì parë poetik "Evë, moj, si u gënjeve?! – 1998