>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Mos U Mërzit!

Mos të mbetetet hatri, grua ;
Grua të mos vësh merak !
Gjithë vargjet që kam shkruar,
nuk ti kam fshehur aspak.

Shumë avuj dashurie
do të ndeshësh nëpr vargje.
Janë huqe këngërie
veç për harmoni e paqe...

Paqen që kërkon poeti
nuk rrekem t'ia mar askujt
Dikur semrën un' i shkreti
a nuk ja fala dikujt?

Dhe...dikushi ishe ti:
Dritë mes vargjesh dashurie.
Qënia jote -ngrohtësi;
Më ndez mall, stinë rinie...

Ndaj lëshoj penën pa frë.
Këndoj gjithë dashuritë...
Se aty fiil jeta zë...
Për kaq gjë mos m'u mërzit !