Jorgo Telo
Reportazh I Pafilluar
E panë një ditë vere iriqin në plazh.
U sulën një tufë rosash, t’ì bënin reportazh.
Dhe prisnin iriqin, të zhytej në ujë.
Të hiqtegëzofgjëmbaçin… Sa do bënte bujë!
… E prit… e hiç. Më pas ì dhanë karar:
"Fanatik tërë jetën, mbete, mor qyqar!"
"Prisni, - tha iriqi, - këtu s’erdha vetë.
Pas shiut të djeshëm më sollën rrëketë."

Komente 0