>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Derr Ëndërrimtari

Kërkoi derri ta zgjidhnin kryetar.
Në një korie. U ça dhe u nda…

Se sa ì madh do të ishte qari
e dinte vetëm derr ëndërrimtari…

E pyetën: "Gjer tani ç, bëje në korie?
Shullepsesh në diell, duke bërë hije.
Nuk të zgjedhim dot, derr, për kryetar.
Rri më mirë siç je, se na bën zarar!