>
LETERSISHQIP

Topi Politik

Shaj të shajmë, hidh e prit.
Fryu-shfryu ditë për ditë
Eh, ky topi
Politik…!

E bredh fushën cep më cep.
Një godet e tjetri pret.
Rrallë, rrallë
shkon në rrjetë…

Rehat s’gjen; nuk e mban vendi.
Penallti…Goditje këndi…
Ndizet sherr
Merr “zjarr” Kuvendi…

E tha mirë një njëherë:
“Po këta idiot’ trajnerë,
ç’ì ndërsejnë
për një top?
Pse s’u japin
një për kokë?!