>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Një Lloj Mesatari

Flladitej lejleku lart, majë një peme.
Cinxamiu cinxo – teposhtë mik ferre.

Trumcajk fluturaku zuri vend në mes.
Nëpër cixërima cicërin serbes:

"Nuk zbres as më poshtë, s’ngjitem as më lart.
Mes degësh rri fort. Këtu ndiej rehat…"