Julijana Nika
E Dehur Nen Afshin E Jetes
Nje afsh i dendur pranvere behet shoqeruesi im me i mire duke me ndjekur hap pas hapi ne ecjen time te drobitur marramendese.Ecja vazhdimisht dhe papritur ndalesha.Dielli pranveror me genjente me ate ngrohtesi te akullt dhe me manipulonte te behesha pre e tij nen subkoshjencen time.Pemet dite pas dite visheshin me gjethet gjalleruese te natyres dhe beheshin ne nje fare menyre drejtim horizonti per mua.Pranvera po trokiste ne deren e botes tone te akullt dhe une qendroja e shtangur ne vend.Mendoja se si pranvera iken dhe vjen here pas here dhe une mbetem akoma e njejta.Mbetem akoma e njejta ne peshoren e shpirtit tim dhe e vetmja gje qe ndryshon eshte gjendja ime trupore.Rete e karamelta prej pambuku behen deshmitar per gjithcka ndodh, dhe ata e dine mjaft mire se cfare une ndjej.Nuk mjafton vetem pakez dashuri, aq sa per te genjyer veten.Nuk mundem me te jetoj nen genjeshtrat e paskrupullta qe behen kupid i urrejtjes per mua.Dua te jetoj nen ombrellen e dashurise dhe te me qullose vetem shiu i parajses.Dua te jetoj nen efektin c'njerezor dhe jo jeta ime te bazohet mbi nje kushtetute rregullash dhe ligjesh.Dua te jem e lumtur duke u strukur brenda nje qetesie shpirterore dhe lufterat e brendshme brenda qenies time te mos ndodhin kurre.Dua te jem une dhe ne cdo cope qe do gjej ne hapin qe do hedh te formohet i ashtuquajturi "puzzle" i jetes time, ku kopertina e ketij libri vetjak te jem thjesht UNE...
Më shumë nga Julijana Nika
Komente 0