Julijana Nika
Per Ty Mami
Mamushja ime e dashur, po te shikoj sot, ashtu siq te shikoja kur isha nje vajze e vogel, si engjellin tim mbrojtes.E njejta ngrohtesi, miresi, bukuri e shpirtit tend dhe e njejta dashuri pa kushte.Ti ke qene me mua gjate gjithe kohes dhe je akoma ketu.Qe nga momenti kur kam lindur ke qene prane meje duke u perkushtuar mbi mua, me ke ushqyer, me ke mesuar te flas, me ke rritur me plot dashuri me endrren per te me pasur nje dite krahun tend te djathte, mikeshen tende te ngushte, bashkeudhetaren tende deri ne fund te jetes dhe ja ku me ke sot.Jam rritur dhe jam gati te te qendroj prane deri ne frymen e fundit.Gjate gjithe ketyre viteve ti ke qene inspirimi im, fuqia ime, ke qene nje shembull per mua.Je nje mesuese e shkelqyer per mua qe me ke lejuar te shoh pertej pasioneve, pertej dimensioneve dhe te kuptoj se sado rrugeve te endem, kudo qe te sillem une do te kthehem perseri tek prehri yt ku shtrihet parasja per mua.Do kthehem tek ajo e cila me mbajti per nente muaj ne barkun e saj dhe me deshi pa me njohur akoma, duroi dhimbje te padurueshme derisa une nxora koken ne boten e se vertetes e me rriti me stermundime per vite me rradhe duke qene gjithmonegjysma ime tjeter dhe me shnderroi ne kete qe jam sot.Une te kisha ty udherrefyese ne cdo cast, vazhdoj te te kem akoma por deshiroj qe ne nje fare menyre te ta kthej te pakthyeren qe ke bere per mua.Dua te jem bashkeudhetarja jote deri ne fund e ne rast se humbasim rrugen, te premtoj qe do ecim bashke qofte edhe drejt fundit.Faleminderit qe je mami im, moj grua e nderthurur me copeza mrekullie dhe rreze shprese, me sakrifice dhe dashuri.Shpesh me thua qe jam lumturia jote e pare por une te falenderoj ty qe je lumturia ime e pare dhe e fundit.Jam e bekuar qe jam vajza jote!Te dua shume!!!
Më shumë nga Julijana Nika
- Nen Nje Sketerre Te Demoneve
- E Bukura E Letersise
- C'thurja E Pavetedijshme E Njerezimit
- E Dehur Nen Afshin E Jetes
- Eshte Mbreteria Jone, Shoqe E Dashur
- Subkoshjenca E Vetedijes Time
- Ketu Per Ty
- Njeri I Pashpirt
- Pasqyra
- Njeriu Dhe Perpjekja E Tij E Vazhdueshme Per Perparim Shkencor E Persosje Morale
- Te Jetosh Me Ty
Komente 0