Julijana Nika
Nen Nje Sketerre Te Demoneve
Jetoj nen sketerren e palumturise ku qenia ime bie ndesh me te bukuren e jetes.Jetoj nen ritme melankolike ku ritmi yt dashuri shenon nje mungese te madhe duke me bere te jetoj ne faj.Kontrasti mes pafajshmerise sime dhe asaj qe po jetoj me ben te mendoj se erresira eshte krijuar vetem per mua.Nuk jetoj ne nje terr te zi jo.Jetoj nen pelhuren e bardhe te nje erresire qe me pershkon trupin, jetoj nen dashurite e panevojshme te shume personave duke ndjere mungesen e dikujt, jetoj nen ritmet e pastra te muzikes ku jeta e nderthurur mes pentagramit paraqet ferrin.Jetoj ne nje bote kaq shumengjyreshe ku une behem gjithmone pre e te zezes.Jetoj ne globin e rrumbullaket ku kam hasur shume njerez qe deshirojne te me shohin nen arkivolin e vdekjes, ku shume njerez behen prehri im i parajses, ku shume njerez me dhurojne spektrin e jetes dhe me lejojne te jem mbreteresha e tyre.Jetoj nen nje sketerre, komplet e pafajshme, e destinuar te kapercej pengesa per te arritur enderrat, e destinuar te jem e urryer dhe e dashuruar, e destinuar te jetoj me patjeter nen nje sketerre, c eshte me e keqja jam e destinuar te jetoj nen aromen e mungeses qe me deh sa me ska.Tashme jam mesuar me keto destinime ku ndiqem hap pas hapi nga demonet e arsyes e cmendurise, jam mesuar me cdo gje dhe ndoshta prandaj une nuk di te uleras, bertas e te clirohem.Une di vetem te thith c te mundem nga brenda e te pershtatem.Pafajsia ime di ti pershtatet cdo puzzle-i te erresires e urrejtjes, di te kaperceje cdo pengese, te perlyhet ne cdo sketerre e ne fund di qe perseri te ngele e pafajshme.Nje pafajsi e pafajshme eshte ushqimi me i shijshem i demoneve.Demonet mund te shqyejne pafajsine time por kurre nuk mund te me shqyejne mua dhe ate cka une synoj...
Më shumë nga Julijana Nika
Komente 0