>
LETERSISHQIP
Kastriot Malo

Ledhatimi I Gjyshes

Gjyshja mbetet nëna e lyer me mjaltë,
ëngjëlli që të tregon përrallën e vjetër,
zëri më i ëmbël, që mëngjezet ti zgjon,
sa herë ta thërrasësh, do të vijë patjetër.

Përheri i butë ku kokën mbështetja,
ngrohtësi e dimrave të egër me borë,
floririn në zëmër, argjendin mbi flokë,
shikimin e embel sa një mijë shënjtorë

Ndodhte të kthehesha nga shkolla von,
apo të shijoja gjatë mbrëmjet e verës,
me sytë të mberthyer tek ora me pulë,
po çu bë? mërmëriste tek pragu i derës.

Sa herë që nisesha për ikje të hënën,
dy feta buke tinëz i mblidhte në gazetë,
nëse s’të merr uria ndonjëherë ty o bir,
ndonjë udhëtar tjetër i uritur do të jetë.

Nisesha për ikje dikur me bekimin e saj
Tani vetes i them, rruga mbarë! Në tjetër skaj.