>
LETERSISHQIP
Kastriot Malo

Tek Pasqyrat, Sarandë

Ca fjalë të pathëna nuk i pres më,
as veshtrimet që era diku i rrëmbeu,
ne ishim të huaj në qytetin bregdetar,
ajo kohë e largët sot mbrapa më ktheu.

Nuk e di nëse ti je rikthyer sërish aty,
dhe emrin në shkemb diku ke gdhendë
në ballkonin e errët ke hedhur një sy,
ke pritur e veshur me dekoltenë e argjendë.

Dhe unë vazhdoj ti bie atij numuri,
për të dëgjuar melodinë e zërit tënd,
e mbaj mend ti dikur më kishe thënë,
dua të të harroj, se dashuria dhëmb.

Ta dish mike i kruqëzon ca rrugë jeta,
dhe dashuritë që vijnë nga botë e huaj,
disa engjëj i zgjedh dhe i zbret në tokë,
por një zë thërret me ndjenjën të mos luaj.

Ka dashuri që lindin me shikimin e parë,
dhe shumë të tjera që lidhen natën me hënë,
ç’do dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje,
është si një keshtjellë e ndërtuar me rerë.