>
LETERSISHQIP
Kevin Çika

Nëse

Nëse dëgjoni për vdekjen time,
ju lutem të mos vini.
Dhe nëse vini, mos u pikëlloni,
takohuni me miq të patakuar
prej kohësh.

Qeshuni

Nëse u thonë të mbani arkivolin tim,
Jo, mos pranoni.
Mos mbani mbi duar vdekjen,
vij vetë.

Nëse u thonë të ma hapin gropën,
mos u lodhni.
Atë e gjej mu në shpirtin tuaj.

Nëse u thonë të më mbuloni me dhé...
Jo jo faleminderit.
Do më mjaftonin gurët e mospërfilljes suaj.

Nëse doni të hidhni lot
mbi varrin tim...
Jo faleminderit
Në botën e përtejme nuk më nevojitet
hipokrozia e askujt