>
LETERSISHQIP
Kevin Çika

Pranvera

E ndjej afshin e saj që ndihet në ajër.Më deh me aromën e vet këndellëse.Shoh të shtrihet nëpër tokë.E bën të rilindë dhe ndërlikset në pemë dhe e vesh me lule.Si ulet nëpër qiej dhe i përzë retë.Nxjerr në pah kaltërsinë e çiltër, që e zbukuron akoma më shumë Dielli flakëndritës.Pranvera!Stina e përtëritjes së natyrës dhe jetës mbarë.Ndjej brendq një gëzim të papërshkueshëm.Ndiej brenda meje...gjithë natyrën.Të gjitha ngjyrat!Të gjitha tingujt!Çdo cicërimë të zogjve.Çdo shushurimë naive të kafshëvr.Gjithë ngrohtësinë e stinës si një vërshim i ndezur pasioni.Zemra ime këndon!Çdo gjë është shkundur nga plogështia dhe ppuhuri dimëror.Pranvera hirëmadhe ka ardhur.Malet u veshën me blerim.Në qiellin e kaltëremë vërtiten re të bardha shtëllunga-shtëllunga.Toka nis e merr frymë.Në ajrin e freskët fluturojnë dallëndyshet krahëshpejta.Pemët zbardhin pupet e tyre.Natyra qesh e gëzon.