Kevin Çika
Rozafa (Mbyllja)
Kur e tha këtë fjalë,
një fllad i letuem ere,
prekte ball'n e saj,
Për me e majtë sot,
dhe për mote me kamb' t'fort,
kalan' e Shkodrës.
e me sytë lotueme,
me sytë nga lart.
Nji er vaji âme fryni kahmos,
Rrinte Gjelina e mendueme,
o e mendueme e ligështueme,
për shokun e saj dhe për t'birin e saj.
O i biri që as dy grushte mish njomë,
nuk i ka.
E n'orë e nëpër Diell të përvluem.
Shehte kamn e majtë,
të majtën e jo të djathtën,
me i humbe n' tulla e n'balt,
O n'balt të pathaheme.
Shehte dorën e majtë,
të majtën e jo t' djathtën,
me i humbe n'tulla dhe n'balt,
O n'balt t'pathaheme.
Po gjinjët e saj nuk ia lan kalas,
që me ato gji me nërgue,
me nërgue t'birin.
O t'birin çdo mëngjes,
çdo mëngjes sa her kur Dielli,
lshon rreze,
mbi kodra e male.
Vitet rrodhën si ujët e kulluem t'Bunës.
Gjelinës, së tretës Gjelinë,
trupi e shpirti i saj,
po i tretej në kala,
e n'muret e n'tullat ngjishuna,
o t'ngjishuna fort.
Edhe pse Gjelina dha shpirt,
besa e saj kalan,
e mbajti mbi dhe,
besë e nji burrneshe.
U mbajt për trimat arbënorë,
trima që luftuan,
e u fshehën n'kala.
Për me ruejt shtëpitë, atdheun
e jetët tyne.
Lutja e Gjelinës,
nga Zoti lart u ndigjue,
kalaja u forcue,
djali u rrit,
e u ba mbret,
u ba mbret e luftoi.
një fllad i letuem ere,
prekte ball'n e saj,
Për me e majtë sot,
dhe për mote me kamb' t'fort,
kalan' e Shkodrës.
e me sytë lotueme,
me sytë nga lart.
Nji er vaji âme fryni kahmos,
Rrinte Gjelina e mendueme,
o e mendueme e ligështueme,
për shokun e saj dhe për t'birin e saj.
O i biri që as dy grushte mish njomë,
nuk i ka.
E n'orë e nëpër Diell të përvluem.
Shehte kamn e majtë,
të majtën e jo të djathtën,
me i humbe n' tulla e n'balt,
O n'balt të pathaheme.
Shehte dorën e majtë,
të majtën e jo t' djathtën,
me i humbe n'tulla dhe n'balt,
O n'balt t'pathaheme.
Po gjinjët e saj nuk ia lan kalas,
që me ato gji me nërgue,
me nërgue t'birin.
O t'birin çdo mëngjes,
çdo mëngjes sa her kur Dielli,
lshon rreze,
mbi kodra e male.
Vitet rrodhën si ujët e kulluem t'Bunës.
Gjelinës, së tretës Gjelinë,
trupi e shpirti i saj,
po i tretej në kala,
e n'muret e n'tullat ngjishuna,
o t'ngjishuna fort.
Edhe pse Gjelina dha shpirt,
besa e saj kalan,
e mbajti mbi dhe,
besë e nji burrneshe.
U mbajt për trimat arbënorë,
trima që luftuan,
e u fshehën n'kala.
Për me ruejt shtëpitë, atdheun
e jetët tyne.
Lutja e Gjelinës,
nga Zoti lart u ndigjue,
kalaja u forcue,
djali u rrit,
e u ba mbret,
u ba mbret e luftoi.
Më shumë nga Kevin Çika
- A Ka Donkishotizëm Në Botë
- Më Mirë Të Jesh Fëmijë Sesa I Rritur
- Teknologjia Dëmton Jetën E Njeriut
- Fjalët E Huaja
- Erdhi Pranvera
- Teatri Dhe Jeta
- Dimër
- Një Botë Pa Ligje
- Udhëtim Në Ujvarën E Mirushës
- Ajo Çfarë Më Bën Të Jem Unë
- Agamemnoni Dhe Akili
- Ese Për Atdheun
- Figura Komplekse E Medeas
- Pas Stuhisë
- Një Natë E Frikshme
- Shtëpia Në Fshat
Komente 0