Kevin Çika
Figura Komplekse E Medeas
Medea është një personazh kompleks që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e kritikëve letrarë dhe të lexuesit të thjeshtë.ajo është mjaft aktuale edhe në ditët e sotme.mënyra se si Euripidi e ka krijuar këtë personazh është autentike e tij.Ai vë në provë ndjeshmërinë e shoqëri.Nëpërmjet Medeas Euripidi shtron pyetje nëse mundrt audienca të dojë nje personazh në integritet dhe pa doza euforie.Medea është mjaft kontradiktore me veten dhe gati hipokrite.Ajo shfaq personalitete të ndryshme që në thelb takohen.Fillimisht paraqitet si nje femër e bukur dhe pasionante.Ajo dashuron plot me zjarr Jasonin.Por kur tradhtohet nga ai, e gjithë ndjenja e dashirisë mbizotërohet nga urrejtja e skajshme.Medea shkon deri në atë pikë sa vret fëmijët e saj në shenjë hakmarrje.Ajo është nje grua egoiste dhe krenare që nuk vë asgjë tjetër mbi parimet dhe qëllimet e saj.Edhe nëse mund të humbasë gjithçka.Medea është një figurë revolucionare që ndryshon nga figurat e tjera mitologjike femërore.Ato i nënshtrohen fatit të caktuar nga pushteti maskilist.Ato janë fataliste dhe të dorëzuara.Këto femra janë të detyruara ti binden vullnetit të shumicës.Ndërsa Medea nuk është aspak si ato.Ajo kishte një personalitet të fortë dhe shpirt të lirë.Medea merr vetë në dorë fatet e saj.Me revoltën që ajo bën, Euripidi kërkon të ngrejë krye mbi padrejtësitë e kohës.Prandaj e shtyn atë drejt asaj forme absurde dhe të shëmtuar hakmarrjeje.
Komente 0