>
LETERSISHQIP
Kevin Çika

Vetmitari

Më ka qëlluar të rri shpesh vetëm në heshtje.Vetmia më pëlqen.Ajo është për shpirtin si dieta për trupin.Por edhe dieta një kufi e ka.Nëse abuzon me të, bëhet e dëmshme.E megjithatë unë vazhdoj të rri vetëm.Rri e mendoj.Rri e kujtoj.Ndonëse nuk kam moshë që të jetoj me kujtime.Por diçka më pengon të dal nga skuta ku jan fshehur.Ndoshta vegimi yt.Ndoshta mirazhet e së shkuarës.Më pëlqen të ëndërroj e të parashikoj me detaje jetën time.Dhe pastaj lutem që çdo gjë të më ecë, siç e mendoj, siç e dëshiroj.Por jeta nuk është ëndërr.Dhe ngjarjet nuk rrjedhin si ëndërr.Kudo shoh zhgënjim.Zemra ime kërkon ngrohtësi.Shpirti im kërkon shpirt.Po ku t'i gjejë?Nga t'ia nis? I kam humbur të gjitha.Pse Zot më ndëshkove kaq rëndë.Çdo gjë është e neveritshme.Dua qetësi.Të lutem Zot mos më tradhëto.Falmi mëkatet edhe këtë herë.