>
LETERSISHQIP

Hieroglif

Ne keshtjellen time te letres
hua nga panjohja
jam une dhe gjithshka tjeter
qe me vete do te doja.

Sa here qe me bije rruga
mallit ti them 'Erdha"
mbledh grimca te" pavlefshem "
shpesh, me njolla te verdha.

I fsheh me kujdes
neper xhepat e mishit
i pergjerohem, per bese!
Te mos mi preki, Hicit.

Ju bej temena
ne mengjes ne rrezediell
loz me to ne henez
si magjistare qe ndjell.

Nuhas arome te njohur
packa se imagjinoj
ka humbur neper vite
po une e enderroj.

E loz si nje femije
me copeza kujtimesh
mi kerkon ime bije
i them, " Prit sa te rritesh ".

Hieroglife mbushur
nga dell arberor
Gluha ime e bukur
mes librash, dekor.