>
LETERSISHQIP

Poezia Ime

Te shkruaj kam vite qe provoj.
Gjithmone gabova diku, ose gaboj.
Flete zhubravitur mbushur hapesirat,
Kujtime te keqia, te brishta dhe te mira.

Ti erdhe mes dhimbjesh, poezia ime,
engjell, muze, pavdekesi!
Gjithshka tjeter, u be therrime.
E vetmja e vertete, ishe ti.

Dy buze gonxhe, lengun tim thithen.
Dy sy universe, parajsen sollen prane.
Me kapje petali u mbeshtete tek une.
Diejt, driten e tyre me dhane!

Drejt meje, hape monopatin e pare.
Dy hapa, re, u ngrite prape.
E dije qe do jem gjithmone atje.
Bashke ecem ne kuptimin, dite, nate.

Ti rigjenerimi i qenies time, njeri.
Bashke thyem te paren pengese.
Kudo, me dhe pa mua, ishe edhe ti.
Mbi ballin tim rriteshe pike vese.

Vitet u gdhenden ne te zemres, brendesi.
Ne kishim te vecantin, tonin kalendar
sa e sa te bukura kujtime me dhurove ti.
Ne bibloteken shpirt sa vellime marre

Cdo vit per ty thjeshte, nje hap
per mua pa fund, vellimet.
Ah! Ti ktheja vitet mbrapshte, prap!
Nga casti i pare te fillonim, perjetimet.

E di! Koha mbi mua dhunshem tani kalon.
Mbi ty sjell vetem delikaten bukuri.
Eshte shkruar, jeta mbi jete qendron,
e gdhendet, me e bukura histori.