>
LETERSISHQIP

Mall

Egziston nje adrese
diku ne Tirane
Nje pallat me kate,
pese.
Kujtimet, shtepine
aty kane.
Rrugeve te botes
shume adresa
nderruar.
Imazhin
e nje apartamenti
kot lodhen
per ta zevendesuar.
Asgje nuk mungon
ne brendesi te tyre.
Kudo,
mendja kerkon.
Ate!
te vogelin apartament,
ne hyrje.
Kish tjeter hapesire
bota me shume halle.
Ish kaq e dlire
shtepia shpirte madhe.
Kish zera bilbilash
dhe shpirtra luanesh.
Me mungon e shtuna
Termet kengesh
shume ballesh.
Ajo dere e hapur
pa celes mbas vetes
dritare miqesore
Dhe loja e bejtes.
Fjala miremengjes
e thene nga komshija.
Bari me ves,
ku loznin femija.
Aroma e Mimozave
anes trotuareve.
Bliri i mocem
Krrusur kalimtareve.
Do vi tek ty, nje dite
ne shkalle do ulem.
Do rri si atehere
deri sa te pergjumem.